Rreth Nesh

Njihuni me klinikën, vlerat që na udhëheqin dhe kujdesin që ofrojmë për buzëqeshjen tuaj.

Hyrja e klinikës Signum Dent në Fushë Kosovë
Historia Jonë

Një klinikë e ndërtuar mbi besim

Signum Dent u hap me një bindje të thjeshtë: vizita te dentisti nuk duhet të jetë burim stresi. Klinika është ndërtuar nga e para si një ambient i qetë dhe modern, ku çdo pacient trajtohet me kohë, kujdes dhe respekt.

Fokusi ynë është estetika dentare dhe smile design — por edhe kujdesi bazë që i mban dhëmbët e shëndetshëm për një kohë të gjatë.

  • Plane trajtimi të personalizuara dhe kosto transparente, pa befasi.
  • Sterilizim dhe higjienë sipas standardeve profesionale.
  • Pajisje moderne për diagnostikim dhe trajtim të saktë.
  • Ambient i qetë, i pastër dhe komod për të rritur e fëmijë.
Ekipi Ynë

Profesionisti pas çdo buzëqeshjeje

Dr. Burrnist Beha në punë me një pacient

Dr. Burrnist Beha

Stomatolog — Themelues i Signum Dent

Kujdesi ndaj pacientit vjen i pari: çdo trajtim shpjegohet hap pas hapi, në gjuhë të thjeshtë, para se të filloj. Qëllimi nuk është vetëm rregullimi i një dhëmbi, por një buzëqeshje që ju vetëbesim.

  • Estetikë dentare dhe smile design
  • Mbushje estetike me kompozit brenda një seance
  • Trajtime pa dhimbje me anestezi moderne
Galeria

Një vështrim brenda klinikës

Ejani të njihemi nga afër

Vizitoni klinikën tonë për një konsultë dhe një plan trajtimi të personalizuar.